10 Nëntor 2016 - 19:03
Njeriu që e nxori Britaninë nga BE-ja, në fjalimin e tij para deputetëve të Kuvendit, ka thënë se Kosova e ka nën kontroll fatin e vetë, transmeton Koha.net.
“Partitë duhet të përpiqen t’u shërbejnë interesave të qytetarëve e jo vetëm si makinë për pushtet. Qytetarët kanë të drejtë që të kërkojnë më shumë nga përfaqësuesit e zgjedhur dhe kjo duhet të merret parasysh nga udhëheqësit”, ka deklaruar Johnson.
Sipas tij, Britania e Kosova kanë shumëçka të punojnë së bashku. Tha se të dyja vendet kanë luftë të përbashkët ndaj terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm, kundër korrupsionit e krimit të organizuar.
Johnson, nga Kuvendi i Kosovës, ka dërguar ngushëllime edhe për familjen Dehari duke thënë se i mirëpret thirrjet e të gjitha palëve që të bëhet një hetim transparent për vdekjen e Astritit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...