10 Nëntor 2016 - 17:03
Sipas njoftimit për media të kësaj partie, ai ka treguar fillimisht për problemet të cilat e ngufasin zhvillimin e Trepçës, duke përmendur këtu edhe manipulimet që janë bërë me pasuritë dhe asetet e saj.
“Sot në emër të Trepçës krijohen pasuri personale dhe partiake, aty nuk kanë përfituar punëtorët asnjëherë. Ne kemi kodra të koncentratit sot që janë vjedhur e stërvjedhur”, ka thënë Pacolli, duke shtuar se ligji si i tillë nuk është valid pasi që aty nuk parashihet rimëkëmbja e gjigantit ekonomik.
“Me çfarë para do të investojë qeveria në Trepçë kur nuk ka as vullnet e as kredibilitet për ta rikthyer atë në funksion”, ka pyetur i pari i AKR-së.
Duke folur për mënyrat e zgjidhjes së problemit të Trepçës, Pacolli ka treguar në pika konkrete se si mund të riorganizohet ky gjigant ekonomik.

Presidenti i AKR-së ka thënë se fillimisht duhet të bëhet përcaktimi i plotë aseteve thelbësore dhe jothelbësore të Trepçës. Për te realizuar konceptin e riorganizimit, ai ka thënë se duhet fillimisht të bëhet miratimi i bazës ligjore, përzgjedhja dhe emërimi i grupeve menaxhuese si dhe konstituimi i entitetit të ri me pronarë - Republika e Kosovës.
Ai ka thënë se duhet të bëhet vlerësimi i licencave, respektivisht vlerësimi i rezervave minerale në kuadër të licencave në bazë të standardeve ndërkombëtare dhe vlera të deponohet si kapital themeltar i entitetit të ri. Pacolli ka thënë se entiteti i ri do të këtë grupin menaxhues profesional, përbërja e të cilit do të jetë me ekspertizë dhe përvojë të lëmisë, i përbërë nga vendorët dhe ndërkombëtarët.
Ai para qytetareve ka thënë se për ta zhvilluar Trepçën nevojitet përkushtim ndaj punës e pastaj të ketë edhe kreativitet dhe ide, ndërsa e ka akuzuar qeverinë vendore për mungesë vullneti.
Pacolli në fjalën e tij para të pranishmëve ka thënë se Kosova që nga paslufta ka humbur 17 vite dhe dhjetëra miliarda euro pa bërë asgjë me Trepçën, ndërsa ka shtuar se strategjia të cilën e ka poseduar Aleanca Kosova e Re, do ta rimëkëmbte këtë gjigant brenda dy vitesh.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...