Lunacek: Ratifikimi i demarkacionit s’garanton vizat, por mosratifikimi sigurt i humb ato

10 Nëntor 2016 - 16:51      

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunacek, që publikimit të Raportit të Progresit për Kosovën nga Komisioni Evropian po qëndron sot në Prishtinë, ka mbajtur një konferencë për media.

Aty ka ripërsëritur mesazhin që ka thënë se është këtu për t’ua dhënë klasës politike në vend.

“Mesazhi im është se duhet lëvizur drejt plotësimit të kushteve. Ju lutëm bëni çfarë duhet të bëni për të kryer këtë proces, për të përmbushur zotimet
që keni dhënë, dhe në marrëveshjet që keni nënshkruar”, ka thënë Lunacek.

Ka thënë se BE-ja nuk do që të përsëritet problemi si i Kroacisë dhe Sllovenisë për vijën kufitare.

“Nënshkrimi i marrëveshjes së demarkacionit nuk do të thotë 100 për qind se do të liberalizohen vizat, por nëse marrëveshja nuk ratifikohet do të thotë 100 për qind se ato nuk do të liberalizohen”, ka thënë Lunacek, teksa ka shtuar se Kosova duhet bërë shumë punë në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ka folur edhe për zgjedhjet në shtetet e BE-së, derisa ka thënë se zgjedhja e Donald Trumpit president i SHBA-ve gjithashtu nuk është lajm i mirë për Kosovën.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...