Lansohet platforma interaktive për diasporën

10 Nëntor 2016 - 16:49      

Pas tri viteve të themelimit të platformës Kosovo Diaspora, organizata jo-qeveritare Germin, së bashku me organizata partnere në diasporë, ka ndërmarrë nismën për të filluar Dialogun e Strukturuar për të Drejta të Diasporës.

Në kuadër të iniciativës Dialogu i Strukturuar për të Drejta të Diasporës, sot u lansua platforma interaktive për diasporën ww.diasporaflet.org.

“Platforma virtuale është pjesë e kësaj nisme e cila synon rrjetëzimin e organizatave shqiptare në diasporë për qëllim të avokimit të të drejtave dhe privilegjeve të diasporës në vendet amtare pasi do të forcojë lidhjet në mënyrë të ndërsjelltë. Platforma ka tri elemente interaktive: hartën, kalendarin, dhe blogun. Çdo organizatë në diasporë (formale ose joformale) mund ta krijojë profilin e saj në platformë dhe ta përditësojë atë me informata në çfarëdo kohe”, thuhet nw komunikatën e kësaj organizate.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin Patrick Etienne, drejtor i Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, Fatmir Curri, drejtor i programeve në Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), Kushtrim Sheremeti, shef i kabinetit të Ministrisë së Diasporës dhe Mark Kosmo, President i Shoqatës MASS/BESA, SHBA dhe anëtarë i bordit për këtë inciative.

Behar Xharra, drejtor ekzekutiv i Germin tregoi për qëllimin e iniciativës dhe rëndësinë e diasporës, që sipas tij është grupi social më i madh në Kosovë.

‘’T’ia japim një zë diasporës që diaspora t’i promovon të drejtat e tyre sociale dhe politike dhe po ashtu të jetë pjesë e politikë-bërjes në Kosovës. Diaspora sot është e fragmentume dhe kjo ka qenë nevoja që ta fillojmë këtë iniciativë, që të kemi një dialog të strukturuar mes komunitetit të diasporës, qeverisë dhe po ashtu në mes komuniteteve te ndryshme të diasporës’’, shtoi Xharra.

Kurse drejtori i zyrës Zvicrane për bashkëpunim në Kosovë, Patrick Etienne, u shpreh se është i lumtur që po e përkrahin iniciativën ‘’Dialogu i Strukturuar për të Drejta të Diasporës’’ , duke shtuar se diaspora nuk është vetëm në Zvicër apo në Amerikë, por në gjithë botën.

Ndërsa Kushtrim Sheremeti nga Ministria e Diasporës u shpreh se kjo platformë është shume e mirëpritur nga Ministria duke shtuar ‘’ Po me vjen mirë që organizata Germin me disa të rinj shumë profesional e kanë filluar këtë iniciativë.

“Është koha për një bashkëbisedim të dyanshëm dhe njëherit tregues që nuk duhet të presim vetëm nga diaspora, por edhe të impenjohemi seriozisht lidhur me kauzat e tyre”, e përfundoi fjalën e saj drejtoresha e programeve në Germin, Liza Gashi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...