Raporti i Progresit lavdëron MAPL-në

10 Nëntor 2016 - 15:56      

Në kapitullin për vetëqeverisjen lokale të Raportit të Progresit, janë tri fushat kryesore që nënvizohet progresi i punës, që ndërlidhet direkt me mandatin e MAPL-së: Integrimi i komunave veriore dhe avancimi i marrëdhënieve ndërmjet nivelit qendror dhe lokal të qeverisjes; ligjshmëria e komunave; dhe implementimi i agjendës evropiane, - thuhet në një komunikatë të kësaj ministrie.

Sipas Raportit të Progresit thuhet se "Është bërë progres në qeverisjen lokale e veçanërisht në marrëdhëniet ndërmjet qeverisë qendrore dhe atyre lokale, përfshirë edhe komunat e veriut me shumicë serbe. Ka pasur përmirësim të mëtejshëm edhe sa i përket përputhshmërisë ligjore me Ligjin për vetëqeverisjen lokale.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka udhëhequr hartimin dhe implementimin e planeve komunale në lidhje me obligimet e lidhura me BE-në për 38 komuna, - thuhet në një njoftim të kësaj ministrie.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...