Personat me aftësi të kufizuara të pakënaqur me Projektbuxhetin 2017

10 Nëntor 2016 - 15:41      

Organizata e personave me aftësi të kufizuara “Handikos”, thotë se është e pakënaqur me Projektbuxhetin e vitit 2017.

Kjo organizatë thotë se Projektligji i Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2017 nuk ka përfshirë Ligjin për statusin dhe të drejtat e personave parapelgjik dhe tetraplegjik, përkatësisht nuk janë përfshirë mjetet e nevojshme financiare për zbatimin e këtij ligji.

“Lidhur me këtë, Handikos, si organizatë e personave me aftësi të kufizuar, që përfaqëson personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, menjëherë kemi reaguar dhe kemi kërkuar sqarime nga institucionet tona, respektivisht nga zyra e kryeministrit, Ministria e Financave dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, mirëpo deri më tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga asnjë institucion përgjegjës”, thuhet në reagimin e Handikos.

Sipas Handiskos, Ligjin për statusin dhe të drejtat e personave parapelgjikë dhe tetraplegjikë, tash e katër vjet ka qenë në proces të hartimit dhe miratimit të tij, të cilit i kanë paraprirë të gjitha proceduarat dhe dokumentet e nevojshme, siç është edhe Deklarata financiare dhe opinioni i Departamentit të Buxhetit në Ministrinë e Financave, deri sa u miratua edhe nga Kuvendi i Republikës së Kosovës më 25 maj 2016 dhe ka hyrë në fuqi më 1 korrik 2016, në të cilin Ligj parashihen që dispozitat me kosto financiare të fillojnë të zbatohen nga 1 janari i vitit 2017.

“Përmes kësaj komunikate, ne shprehim shqetësimet tona lidhur me mos përfshirjen e ligjit të lartpërmendur në projektbuxhetin për vitin 2017, i cili është jetik për personat me aftësi të kufizuar dhe familjet e tyre. Me këtë rast, ne i drejtohemi edhe njëherë publikisht institucioneve tona përgjegjëse që me urgjencë të ndajnë buxhetin e paraparë sipas ligjit, në të kundërtën ky veprim i Qeverisë së Republikës së Kosovës do të ndikojë që personat me aftësi të kufizuar të përdorin edhe forma tjera të shprehjes së pakënaqësisë sikurse çdo qytetar tjetër i vendit, madje edhe duke protestuar”, thuhet në fund të reagimit të Handikos.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...