Kroacia i ofron Kosovës mbështetjen për implementimin e MSA-së

10 Nëntor 2016 - 15:21      

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq.

Temë e takimit ishte thellimi i bashkëpunimit ekonomik në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë, thuhet në njoftimin për medie nga ky takim.

Ministrja Bajrami e informoi ambasadoren kroate rreth proceseve ekonomike nëpër të cilat po kalon vendi si dhe për angazhimet e Qeverisë së Kosovës në realizimin e agjendës ekonomike, përfshirë edhe implementimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim.

Në anën tjetër, ambasadorja Kapitanoviq shprehu gatishmërinë e shtetit kroat për intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike me Republikën e Kosovës. Ajo tha se Kroacia do të ofrojë mbështetjen e saj për Kosovën edhe sa i përket implementimit të MSA-së, meqë Kroacia e ka të freskët këtë përvojë e cila mund t’i ndihmojë Kosovës që të përfitojë nga kjo marrëveshje.

Bashkëbisedueset u pajtuan që të intensifikohet puna e përbashkët institucionale me qëllim të identifikimit të projekteve dhe fushave konkrete të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe investimeve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...