Pacolli ka marrë shumë urime për zgjedhjen e Trumpit president

10 Nëntor 2016 - 14:38      

Kryetari i Aleancës Kosova e Re Bexhet Pacolli sot në profilin e vet të Facebookut ka thurur elozhe për kryetarin e sapo zgjedhur të SHBA Donald Trump dhe ka theksuar se pas zgjedhjes së Trumpit ka marrë shumë urime!, transmeton Koha.net.

Pacolli në figurën e Trumpit e sheh shpesh personifikimin e vet. Ai tregon se nga kur njihet me Trumpin ndërsa konstaton se në Kosovë nuk lejohet mbajtja e zgjedhjeve presidenciale për shkak se, siç ka shkruar ai ,“unë i fitoj zgjedhjet bindshëm”.

Pacolli ka paraparë se Trump do të frenojë ndikimin politik të Rusisë e ka shtuar se qëndrimi i SHBA ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë.
Ai ka premtuar, në letër, se për çdo vit, po u kthye në pushtet do të punësojë nga 80 mijë veta!

Ky është, pa ndërhyrje, postimi i Pacollit:

Zgjedhja e Trumpit President i ShBA.

- Bota perendimore sot i preferon profilin e biznesmenit per te udhehequr shtetin
- Trump do të jetë njëri ndër presidentët më të mirë të historisë së SHBA sepse profili i politikanit biznesmen eshte profil praktik, qe kerkon vetem rezultate pozitive.
- Trump do të frenojë edhe rritjen e fuqisë dhe ndikimit politik të Rusisë.- Unë e njoh Donald Trump që nga viti 1997.
- Qasja e SHBA ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë me ardhjen e Trump në krye, përkundrazi Kosova vetëm do të ketë përfitime dhe mbështetje më të madhe.
- Kam marrë shumë përgëzime nga kolegët tanë nëpër botë për zgjedhjen e Trumpit.
- A e dini pse nuk po lejohen zgjedhjet presidenciale në Kosovë? Sepse unë i fitoj zgjedhjet bindshëm.
- Kosova ka nevojë për 2 gjëra,
PËR SHTET LIGJOR DHE ZHVILLIM EKONOMIK DHE PUNËSIM. UNË DO TË FOKUSOHEM NË NDËRTIMIN E SHTETIT LIGJOR. NJË SHTET I FORTË LIGJOR DO TI FUSTE NË BURG ATA 20 NJERËZIT PËRGJEGJËS të shkatërrimit të ekonomisë dhe perspektivës së Kosovës.
- Zhvillimi ekonomik i vendit është pjesa ime që e njoh më së miri. Unë e kam planin konkret që sjell rritje ekonomike 10 për qind dhe hapë 80 mijë vende pune cdo vit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...