Në UPZ filloi konferenca “Gratë dhe Biznesi”

10 Nëntor 2016 - 13:58      

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të enjten ka nisur punimet Konferenca VII ndërkombëtare me temë “Gratë dhe Biznesi” organizuar nga UPZ, Universiteti i Trakisë dhe nga Grupi Ndërkombëtar i Grave dhe Biznesit, njofton kumtesa universitare, transmeton Koha.net.

Në këtë konferencë po marrin pjesë 70 studiues ku do të paraqiten 40 punime shkencore me këtë temë. Pjesëmarrësit dhe studiuesit janë nga Amerika, Turqia, Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova.

Nikoqiri i kësaj konference njëherësh i pari i Universitetit “Ukshin Hoti”, Rektori Prof. Dr. Ramë Vataj, bëri hapjen e punimeve ku theksoi rëndësinë e këtij evenimenti. Rektori Vataj e falënderoi këshillin organizativ për punën e bërë për këtë ngjarje të rëndësishme në Universitetin “Ukshin Hoti”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...