Hoxha: Do t’i adresojmë rekomandimet e Raportit të Progresit për sundimin e ligjit

10 Nëntor 2016 - 11:54      

Prishtinë, 10 nëntor - Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, sot ka takuar, znj. Ulrike Lunaçek, nënkryetaren e Parlamentit Evropian dhe Raportuese për Kosovën pranë Komisionit të Parlamentit Evropian.

Vizita e Znj. Lunaçek po zhvillohet pas publikimit të Raportit të Progresit për Kosovën nga Komisioni Evropian, raport që evidenton hapat pozitivë të Kosovës, por edhe kriterët që duhen përmbushur për marrjen e vendimit për liberalizimin e vizave.

Forcimi i shtetit ligjor është kriteri i dytë, theksoi ministrja Hoxha, dhe shprehu përkushtimin e realizimit të reformave për sundimin e ligjit, konsolidimin e qeverisjes së mirë, por edhe reformat ekonomike, në funksion të këtij kriteri. Këto, sipas saj, arrihen bashkërisht përmes koordinimit dhe mbikëqyrjes nga ana e BE-së.

“Qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit përfshin politikat kundër korrupsionit, reformës në drejtësi, sistemin e llogaridhënies, transparencës së funksionimit të institucioneve. Ne do t’i adresojmë këto rekomandime”, theksoi ministrja Dhurata Hoxha.

Ministrja më tej foli për ecurinë e rishikimit gjithëpërfshirës të legjislacionit, me theks të veçantë Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, që prekin çështjet thelbësore të evidentuara në Raportin e Progresit.

Znj. Lunaçek potencoi se progresi i arritur duhet çuar përpara, sepse rruga euro-integruese e Kosovës është e pakthyeshme dhe ofroi mbështetjen e saj të plotë që ky proces të përmbyllet sa më parë dhe me sukses.

Ministrja Hoxha e falënderoi Znj. Lunaçek dhe theksoi se mirëpret që së bashku, në koordinim, të realizojmë sa më parë kriteret për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë, si një nga vlerat themelore të Bashkimit Evropian duke fuqizuar sundimin e ligjit dhe shtetin ligjor.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...