Një delegacion i Kuvendit të Kosovës po qëndron në Turqi

10 Nëntor 2016 - 11:49      

Një delegacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës po qëndron për vizitë zyrtare në Turqi (8-11 nëntor). Delegacioni i udhëhequr nga deputetja Njomza Emini, kryetare e Komisionit për Integrime Evropian, i shoqëruar nga Slobodan Petroviq dhe Fatmir Xhelili, ka zhvilluar disa takime në Parlamentin e Turqisë në Ankara.

Ky delegacion është pritur nga komisioni homolog, përkatësisht nga Komisioni për Harmonizim me Bashkimin Evropian, me të cilin kanë diskutuar për bashkëpunimin e dy komisioneve parlamentare dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet tyre. Ndër tjeram z. Mehmet Kasim Gulpinar, kryetar i këtij komisioni, ka shprehur interesimin për rritjen e mëtutjeshme të bashkëpunimit ndërmjet dy komisioneve dhe parlamenteve. Ndërkaq znj. Njomza Emini, ka potencuar faktin se ky komision parlamentar, përveç bashkëpunimit me shtetet anëtare të BE-së, dëshiron të ketë bashkëpunim të mirë edhe me vendet e tjera, të cilat janë në procesin e integrimit evropian.

Delegacioni po ashtu është pritur nga Grupi i Miqësisë Ndërparlamentar Turqi-Kosovë, z. Zeyif Asllan, kryetar i grupit, z. Metin Gundogdu dhe disa anëtarë të tjerë, me të cilët u diskutua lidhur me bashkëpunimin në mes të dy vendeve, Kosovës dhe Turqisë për fusha të ndryshme, siç janë; bashkëpunimi ekonomik, tregtar, edukimi, turizmi, etj.

Ky delegacion është takuar dhe me zv.ministrin e Ministrisë për Çështje të BE-së, z. Ali Shahin, me të cilin kanë biseduar lidhur me bashkëpunimin në mes të dy vendeve në të ardhmen në procesin e integrimit evropian të dy vendeve, pra të Kosovës dhe Turqisë si një interes i përbashkët.

Gjithashtu, delegacioni ka vizituar Qendrën Kulturore Sami Frashëri në Ankara. Delegacioni është shoqëruar dhe nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Ankara, Avni Spahiu.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...