Johnson kërkon nga Kosova vendosjen e njerëzve në pozita sipas meritave

10 Nëntor 2016 - 11:20      

Ministri i Punëve të Jashtme i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka kërkuar nga liderët politikë të Kosovës që vendosjen e njerëzve nëpër poste ta bëjnë sipas meritave dhe jo sipas lidhjeve të tyre.

Në fjalimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ministri britanik ka thënë se një student i mirë që punon shumë, duhet të gjejë një vend pune dhe të mos lihet anash nga një student më i dobët që ka lidhje më të mira.

“Njerëzit kanë të drejtë që të kërkojnë llogari nga përfaqësuesit e zgjedhur, ju duhet të flisni me ata dhe të dëgjoni shqetësimet e tyre. Vendosja e njerëzve sipas meritës, do të thotë se nëse jeni student dhe punoni shumë duhet të gjeni një vend pune dhe nuk do të shtyheni anash me bërryla nga një kandidat i dobët që ka lidhje më të mira sesa ju. Ne mbështesim krijimin e vendeve të punës dhe jam i zhgënjyer që nuk ka lëvizje për këtë gjë sepse unë doja të isha në qendrën e skijimit në Brezovicë dhe të dilja në pistë”, ka thënë Johnson.

Ish-prefekti i Londrës, ka thënë se Britania e Madhe dhe Kosova kanë sfida të përbashkëta. Sipas tij, Kosova duhet të luftojë terrorizmin, ekstremizmin e dhunshëm, korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Ne së bashku duhet t’i luftojmë këto”, ka thënë veç të tjerash Johnson. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...