MF diskuton me BERZH-in projektet për rehabilitimin e hekurudhës dhe të rrugëve regjionale

10 Nëntor 2016 - 11:15      

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, i shoqëruar nga Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku dhe nga zyrtarë tjerë të Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Infrastrukturës, sot kanë mbajtur takim me zyrtarë të lartë të Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim (BERZH) në Kosovë, me të cilët diskutuan për portfolion me BERZH-in.

Rëndësi e veçantë në këtë takim iu kushtua projekteve infrastrukturore në sektorin e transportit, me theks të veçantë projektit për rehabilitimin e hekurudhës, si dhe projektit të rrugëve regjionale.

Ky është takimi i dytë me radhë me këtë institucion të rëndësishëm financiar, në vazhdën e takimeve të rregullta të përbashkëta të Ministrisë së Financave me palët implementuese të projekteve dhe me kreditorin përkatës që financon projektet përmes huamarrjes me Qeverinë e Republikës se Kosovës, për të diskutuar rreth implementimit të projekteve me financim nga huamarrja shtetërore, Ministria e Financave.

Qëllimi i organizimit të këtyre takimeve nga Ministria e Financave është që të diskutohet kryesisht për tejkalimin e sfidave, të cilat mund të shkaktojnë problem në implementimin e suksesshëm të projekteve dhe adresimin e tyre si dhe të sigurohemi që obligimet ndaj kreditorëve të përmbushen në kohën e caktuar dhe duke u bazuar në marrëveshjet e arritura nga palët përkatëse.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...