10 Nëntor 2016 - 11:03
Kryeministri Mustafa, me këtë rast, në emër të Qeverisë së Kosovës ka uruar z. Donald Trump me rastin e zgjedhjes President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati dhe partneri kryesor strategjik i Republikës së Kosovës. Populli dhe Qeveria e Republikës së Kosovës janë plotësisht të përkushtuara në zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit në të gjitha fushat me Shtetet e Bashkuar atë Amerikës dhe me administratën amerikane”, thuhet në urim.
Kryeministri Isa Mustafa, me këtë rast, ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe të Qeverisë së Kosovës edhe për presidentin Barack Obama, sekretarin John Kerry si dhe sekretaren Hillary Clinton, për përkrahjen e dhënë për Kosovën gjatë tetë viteve të kaluara.
Urimet me rastin e zgjedhjes së Presidentit Donald Trump, kryeministri Mustafa ia ka përcjellë gjatë ditës së djeshme edhe ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...