Kukan: S’ka dokument të BE-së që Serbia duhet ta njohë Kosovën

10 Nëntor 2016 - 10:14      

Nuk ka dokument të Bashkimit Europian që insiston se Serbia duhet ta njohë Kosovën, ka deklaruar kryesuesi i delegacionit BE – Serbi i Komitetit për Stabilizim Asociim të Parlamentit Europian Eduard Kukan, transmeton Koha.net.

"Dialogu i Beogradit me Prishtinën për ne është shumë i rëndësishëm. Në Parlamentin Europian këtë dialog e kemi kuptuar shumë seriozisht. Çdo gjë varet nga ajo se si marrëveshjet e arritura të bëhen realitetet”, citon tvn1 të ketë thënë Kukan.
Me vlerësimin se dialogu aktualisht “nuk është shumë i gjallë", Kukan ka konstatuar se ka presione të drejtpërdrejta e të tërthorta që bisedimet e Beogradit e të Prishtinës të vazhdojnë.

"Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri Federica Mogherini nuk është e pranishme në medie, por ajo pandërprerë punon për vazhdimin e dialogut për të ardhur te rezultati pozitiv për të dy palët. Nëse insistoni vetëm për interesat kombëtarë, nuk do të arrini asgjë. Është i domosdoshëm kompromisi. Askush nuk është i lumtur me kompromisin, por kompromisi është zgjidhja e vetme”, ka deklaruar Kukan.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...