9 Nëntor 2016 - 23:30
Arsyet e gëzimit ata i gjejnë te deklaratat parazgjedhore të tij lidhur me marrëdhëniet me Rusinë nga të cilat shohin përfitime për Serbinë.
“Kam vërejtur një kënaqësi të përgjithshme te populli serb për fitoren e Donald Tumpit, por edhe në partinë që e udhëheq”, ka thënë kryeministri serb Aleksandar Vuçiq.
Sipas mendimit të tij, ka shumë arsye për këtë qëndrim serb e ndër të parat është se “njerëzit ndjeheshin me decenie nën presione tash mendojnë se presion do të ketë më pak”.
Arsyeja e dytë, që më brengos, është se njerëzit në Serbi gjithmonë mendojnë se dikush tjetër është fajtor për mossuksese dhe kështu ikin nga përgjegjësia e vet. Arsyeje tretë është inati serb, një hakmarrje vogël tek shohin fundin politik të dikujt nga i cili kanë përjetuar gjëra të pakëndshme, ka thënë Vuçiq.
Gëzimin për fitoren e Trumpit e ka shfaqur edhe kryetari serb Tomislav Nikoliq i cili pos përmirësimit të marrëdhënieve SHBA – Rusi, pret nga kryetari ri amerikan edhe “mirëkuptim për çështjen e Kosovës”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...