“SHBA dhe Serbia ishin aleatë, por erdhi Clintoni”

9 Nëntor 2016 - 23:07      

Lideri i Partisë radikale serbe Vojislav Sheshel ka uruar Donald Trumpin dhe ka shfaqur shpresën se me zgjedhjen e tij kryetar të SHBA-së ka marrë fund “episodi i turpshëm” në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve”, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se miqësia dhe aleanca e SHBA-së dhe Serbisë ka zgjatur gjatë dy luftërave botërore dhe gjatë Luftës së Ftohtë.

"Ka zgjatur gjithnjë derisa krimineli i luftës Bill Clinton nuk filloi agresionin ilegal ushtarak në shtetin tonë me qëllim që të largojë vëmendjen e opinionit dhe medieve nga aferat e tij jashtë martesore dhe skandalet e tjera”, citon b92 të ketë thënë Sheshel.

Sheshel në telegramin dërguar Trumpit ka thënë se "agresioni ka rezultuar me krijimin e mafisë ilegale narko – myslimane në kuazi shtetin e formuar në Kosovë, në vendin e shenjtë serb".
Sheshel, gjatë vizitës së nënkryetarit të SHBA Joe Biden në Beograd, ka protestuar me bashkëpartiakë të vet veshur me fanella me portretin e Donald Trump.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...