Çka ka ndodhur me xhirimet në korridorin ku ndodhej qelia e Astrit Deharit [video]

9 Nëntor 2016 - 21:12      

Dehari vdiq nga asfiksia. Nëse ajo ishte e dhunshme ose jo, kryeprokurori i prokurorisë në Prizren, Sylë Hoxha, ka thënë se nuk e kanë ende atë informacion.

Ai në Rubikon të KTV-së bëri të ditur se në korridorin ku ndodhej qelia e të ndjerit ka pasur kamera, transmeton Koha.net.

“Kamerat janë marrë dhe janë konfiskuar, janë në dorë të hetuesve policorë”, ka thënë Hoxha.

Në anën tjetër, avokati Gashi i kundërpërgjigjet kryeprokurorit, duke i thënë që kamerat janë në dorë të asaj policie në krye me Nexhmi Krasniqin.

I pyetur nga Musliu nëse dihet se nga është marrë mjeti i gjetur në gojën e të ndjerit, kryeprokurori Hoxha ka thënë se nuk mund të japë ndonjë informacion, pasi çdo gjë është pjesë e hetimit.

Po ashtu, edhe për deklaratat se në dhomë është gjetur një ditar i të ndjerit, kryeprokurori Hoxha tha se të gjitha të gjeturat janë në ekspertizë.

“Çdo gjë që është gjetur në dhomë është në ekspertizë”, ka thënë ai.

Po ashtu, Hoxha ka thënë se në proces të hetimit janë edhe vizitat që Dehari ka pranuar gjatë kohës sa ai ishte në paraburgim.


Çka ka ndodhur me xhirimet në korridorin ku... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...