9 Nëntor 2016 - 21:04
Sipas Ramadanit, nuk mjaftojnë një ose dy deklarata, pasi rasti është i ndjeshëm dhe ka të bëjë me sigurinë shtetërore, transmeton Koha.net.
“Transparenca është elementi themelor këtu sidomos të kryeprokurori. Është jashtëzakonisht shumë e rëndësishme të dihet secili hetim, secili element, normalisht pa e dëmtuar hetimin. Kjo nuk është vetëm çështje e familjes, por çështje e sigurisë shtetërore. Kjo është një situatë, në të cilën nuk kalohet vetëm me një ose dy deklarata. Konfuzioni që ditët e fundit është duke u rritur me të madhe dhe kjo e dëmton”, ka thënë Ramadani.
Eksperti i sigurisë theksoi se sot çdo qytetar i Kosovës pyet nëse është i sigurt në këtë shtet dhe në duart e këtij shteti.
“A jam i sigurt në këtë shtet, për më tepër, a jam i sigurt në duart e shtetit”, shtoi tutje Ramadani.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...