Prokurori Hoxha rrëfen informacionet rreth vdekjes së Astrit Dehari [video]

9 Nëntor 2016 - 20:13      

Kryeprokurori i Prokurorisë në Prizren, Sylë Hoxha, në “Rubikon” të KTV-së, ku u debatua mbi rastin e aktivistit të ndjerë të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, ka theksuar se ky institucion dhe i tërë ekipi janë në vlugun e mbledhjes së fakteve rreth rastit.

Hoxha pohoi se Dehari është nxjerrë nga qendra e paraburgimit me shenja jete, transmeton Koha.net.

“Me shenja jetë është nxjerrë prej qendrës së paraburgimit. Ka qenë me shenja jete dhe e kanë tërheqë për ta dërguar në spital”, ka thënë ai.

Sipas Hoxhës, rastit i është dhënë primati, duke caktuar edhe ekip shtesë, duke shtuar se qelinë ku ka qënduar i ndjeri Dehari e kanë mbyllur dhe nuk do ta përdorin fare deri sa të përfundojnë hetimet.

“E kam caktuar ekipin prej tre mjekëve, të cilët do ta kryejnë autopsinë. Ditën kur është dashtë të kryhet autopsia, familja ka kërkuar që të ketë edhe ekspertë edhe nga jashtë. Ka marrë pjesë një mjek tjetër nga Shqipëria dhe tjetri nga Anglia si dhe një mjeke tjetër e propozuar nga familja, si dhe avokati me autorizim të familjes ka marrë pjesë në autopsi. Konsideroj që autopsia ka qenë mjaft transparente. Ekspertiza do ta japë fjalën e fundit dhe po ju informoj se jemi në vlugun më të madh të mbledhjes së fakteve. Sot po ashtu e kemi angazhuar edhe një prokurore, me qëllim të përshpejtimit të procedurës”, përfundoi Hoxha.


Prokurori Hoxha rrëfen informacionet rreth... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...