Vetëvendosje insiston për “keqtrajtim të Atdhe Arifit” [video]

9 Nëntor 2016 - 19:25      

Këshilli për Mbrojtjen dhe Lirinë e të Drejtave të Njeriut e ka vizituar sot Atdhe Arifin, aktivist i Vetëvendosjes, në qendrën e paraburgimit në Lipjan, raporton KTV.

Një ditë më parë, Vetëvendosje tha se ky aktivist po terrorizohet psiqikisht nga autoritetet e burgut.

Përveç se i është shtuar mbikëqyrja nga autoritetet e burgut, KMDLNJ-ja thotë se Arifi nuk ka deklaruar se është duke u keqtrajtuar në ndonjë mënyrë apo ka ndonjë kërcënim a presion nga zyrtarët e burgut. Megjithatë, Demolli thotë se vizitat ndaj Arifit, të cilat janë shtuar dukshëm ditëve të fundit, duhet rralluar, si nga zyrtarët e burgut ashtu edhe nga personat e jashtëm.

Mirëpo, Vetëvendosje vazhdon të insistojë se aktivisti i saj është duke u terrorizuar nga zyrtarët e burgut, të cilët po e vizitojnë shpesh në dhomë. Gjatë ditës Atdhe Arifi është vizituar edhe nga zyra e Avokatit të Popullit.
Sipas kësaj zyre gjendja e Arifit cilësohet si e mirë, por ai është i ngarkuar emocionalisht.

Ministria e Drejtësisë, përkatësisht Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka mohuar sërish pretendimet e Vetëvendosjes për keqtrajtim dhe maltretim të Arifit.


Vetëvendosje insiston për “keqtrajtim të Atdhe... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...