“S’ka viza pa plotësimin e kritereve kryesore” [video]

9 Nëntor 2016 - 19:13      

Është publikuar raporti i Progresit për Kosovën, në të cilin janë publikuar sfidat dhe progresi i arritur në Kosovë. U tha se Kosova ka arritur progres, por për lëvizje të lirë duhet të plotësohen kushtet kryesore si demarkacioni e luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, raporton KTV.

Komisioneri për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, ka thënë se Kosova nuk ka kohë për të humbur. Hahn, që të premten pritet të jetë në Kosovë, tha se Prishtina ka ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm për marrjen e vendimit të lëvizjes së lirë, por duhet të plotësohen dy kriteret kryesore.

Ndërsa shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova
tha se kosovarët nuk po ndëshkohen dhe nuk po mbahen qëllimshëm jashtë zonës Shengen. Sipas saj, nëse dikush duhet ndëshkuar, ata janë politikanët që nuk kanë arritur t’i plotësojnë dy kushtet kryesore.

Ajo raportin e progresit ja ka dorëzuar sot kryeministrit Mustafa dhe kryeparlamentarit Veseli.
Veseli tha se Kosova ka vetëm një perspektivë, Bashkimin Evropian.Ndërsa, kryeministri Mustafa theksoi se do ta analizojnë raportin, e më pas do të deklarohet për gjetjet, përparimet dhe ngecjet e Kosovës. Ndërsa presidenti Thaçi tha se Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm i izoluar në Ballkan.


“S’ka viza pa plotësimin e kritereve kryesore” by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...