9 Nëntor 2016 - 19:09
Hoxhaj ka takuar udhëheqësin e Departamentit Federal për Punë të Jashtme, Didier Burkhalter. Ai ka folur për klimën e mirë për investime në Kosovë, me ç’rast ka kërkuar sjelljen e investimeve nga Zvicra në vendin tonë.
“Në takimet që kisha më Ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, dhe me ministren e Lihtenshtajnit, biseduam për mbështetjen e këtyre vendeve sa i takon zhvillimit ekonomik dhe sjelljes së investorëve të rinj në Kosovë, si dhe për mbështetjen në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Besoj që në të dyja çështjet do të kemi mbështetjen e tyre”, ka thënë Hoxhaj.
Po ashtu, në këtë takim, Hoxhaj ka adresuar edhe çështjen e pensioneve për qytetarët e Kosovës të cilët kanë punuar në Zvicër. Ai ka thënë se shumë shpejt pret vendime pozitive në këtë drejtim.
“Në takimin me homologun tim zviceran kemi adresuar edhe çështjen e pensioneve të qytetarëve të Kosovës që kanë punuar në Zvicër dhe shumë shpejtë presim vendime pozitive në këtë drejtim”, ka përfunduar Hoxhaj.
Gjatë vizitës në Lihtenshtajn, Hoxhaj ka takuar homologen e tij Aurelia Frick. Edhe në këtë takim temë kryesore ka qenë zhvillimi ekonomik dhe sjellja e investorëve të rinj nga Lihtenshtajni në Kosovë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...