Vlerësohet përkrahja e OSBE-së për Kosovën

9 Nëntor 2016 - 18:40      

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, sot priti shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu, njofton kumtesa nga Kryeministria, transmeton Koha.net.

Pasi e njoftoi ambasadorin Braathu për atë që ai e quajti progres në Kosovë, Mustafa e falënderoi për përkrahjen e OSBE-së dhe mbështetjen e tij personale për proceset në vend.

Ai po ashtu, theksoi vullnetin e Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim të mëtejmë në avancimin e proceseve, ku mbështetja e OSBE-së është mjaft e rëndësishme.

Shefi i Misionit të OSBE-së, ambasadori Jan Braathu, sipas kumtesës, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e mëtejme të OSBE-së për proceset zhvillimore.

Mustafa dhe Braathu biseduan edhe për zhvillimet tjera në vend dhe mundësitë e avancimit të bashkëpunimit dhe progresit në shumë fusha.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...