OSBE i gatshëm të ofrojë mbështetje për Kushtetuesen

9 Nëntor 2016 - 18:38      

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Arta Rama-Hajrizi, sot priti shefin e ri të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) në Kosovë, Jan Braathu, njofton kumtesa nga Kushtetuesja.

Pasi e falënderoi Braathu për angazhimin e mëhershëm dhe për mbështetjen që i ka ofruar Gjykatës Kushtetuese në cilësinë e ambasadorit të Norvegjisë në Kosovë, kryetarja Rama-Hajrizi i uroi suksese të mëtejshme në detyrën e tij të re.

Në vazhdim të bisedës, ajo shprehu vlerësimin e saj për rolin e rëndësishëm që ka Misioni i OSBE-së në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe në promovimin e të drejtave të njeriut në Kosovë, me ç’rast shfaqi bindjen se marrëdhëniet në mes të dy institucioneve do të vazhdojnë të intensifikohen edhe më tej nëpërmjet projekteve të përbashkëta, veçanërisht në fushën e të drejtave të njeriut.

Të dy bashkëbiseduesit në vijim diskutuan çështje të përgjithshme përkitazi me avancimin e gjyqësisë kushtetuese, fuqizimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe konsolidimin e kornizës ligjore në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Shefi i ri i OSBE-së, Braathu, konfirmoi gatishmërinë e institucionit që udhëheq tani për mbështetjen dhe thellimin e bashkëpunimit me Gjykatën Kushtetuese në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...