Delegacioni i Komisionit të Venecias në Kushtetuese, interesohet si po punohet

9 Nëntor 2016 - 17:59      

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Arta Rama-Hajrizi, priti në takim, të mërkurën, më 9 nëntor 2016, një delegacion nga Komisioni i Venecias, i përbërë nga Tanja Gerwien, përfaqësuese e Departamentit për Drejtësi Kushtetuese në Komisionin e Venecias, Ciril Ribiçiq, anëtar përfaqësues i Sllovenisë dhe Pere Vilanova Trias, anëtar përfaqësues i Andorrës në Komisionin e Venecias.

Gjatë takimit, Rama-Hajrizi, sipas komunikatës nga ky institucion, i informoi mysafirët përkitazi me punën e deritanishme të Gjykatës Kushtetuese, ndikimin e vendimeve të saj jo vetëm në lëmin e drejtësisë kushtetuese, bashkëpunimin me institucionet e tjera ndërkombëtare dhe me përpjekjet që po bëhen për t’u anëtarësuar në Konferencën Evropiane të Gjykatave Kushtetuese, transmeton Koha.net.

Ajo vuri theksin në bashkëpunimin e shkëlqyer që Gjykata Kushtetuese vazhdon të ketë me Komisionin e Venecias, duke veçuar vizitat reciproke të nivelit më të lartë dhe kontributin e vazhdueshëm të Gjykatës me përgjigjet e saj në çështje të ndryshme kushtetuese të parashtruara në Forumin e Venecias.

Në vazhdim të bisedës, të dyja palët diskutuan çështje me rëndësi përkitazi me parashtrimin e kërkesave në Komisionin e Venecias dhe me rolin e rëndësishëm këshillëdhënës që ka ky institucion në proceset e reformës kushtetuese dhe të reformës elektorale në shtetet anëtare.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...