Veseli mezi pret të bashkëpunojë me Trumpin

9 Nëntor 2016 - 16:45      

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar zgjedhjen e Donald J. Trump president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Me rastin e përfundimit të zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dëshiroj të përgëzoj presidentin e zgjedhur, Z. Donald Trump për fitoren e arritur dhe i uroj sa më shumë sukses dhe mbarësi në detyrën e tij të rëndësishme”, ka shkruar Veseli, transmeton Koha.net.

Ai nuk harron as Hillary Clintonin, për të cilën thotë se ka fituar zemrat e miliona njerëzve në botë.

”Po ashtu, shpreh respektin dhe mirënjohjen më të madhe për Znj. Clinton, e cila, pavarësisht nga rezultati i këtyre zgjedhjeve, fitoi zemrat e miliona njerëzve anembanë botës dhe gjithmonë do të gëzojë mirënjohjen më të madhe të shqiptarëve për kontributin e saj në të kaluarën”, shton Veseli.

I pari i PDK-së dhe Kuvendit të Kosovës thotë se marrëdhëniet Kosovë-SHBA do të forcohen gjithnjë e më shumë, dhe se pret me shumë kënaqësi bashkëpunimin me Trump.

“SHBA-të janë aleatët më të rëndësishëm të Kosovës dhe unë jam i sigurt që marrëdhëniet tona dypalëshe do të forcohen gjithnjë e më shumë dhe presim me kënaqësi që të bashkëpunojmë me presidentin e zgjedhur, Z.Trump dhe administratën e tij të ardhshme shtetërore”, përfundoi Veseli.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...