9 Nëntor 2016 - 16:44
Imer Mushkolaj, kryetar i bordit të KMShK-së informoi të pranishmit për veprimtarinë e këtij trupi vetërregullues të mediave të shkruara të të gjitha komuniteteve.
Agustin Palokaj, korrespodent i gazetës Koha Ditore nga Brukseli, paraqiti një spektër formash të bashkëpunimit ndërmjet bashkësive kryesore etnike në këtë shtet, pra edhe të Këshillave të Medieve në Belgjikë. Ai veçmas u ndal në raportet e shumë shteteve europiane midis pronarit të medies, redaktorëve dhe gazetarëve, ku secili e ruan pavarësinë e vet në të mirë të informimit të drejtë, të pavarur dhe profesional.
Angjelka Ҫup, pronare e portalit gracanicaonline, anëtare e KMShK-së, prezantoi vëzhgimet e saj rreth vetërregullimit të mediave në gjuhën serbe në Kosovë, dhe qëndrimin e tyre rreth mundësive të bashkëpunimit me të gjithë gazetarët e Kosovës. Ajo tha se këto kushte janë gati të njëjta si për mediet në gjuhën shqipe ashtu edhe për ato në gjuhën serbe.
Ajo theksoi se duhet të harrojmë atë shprehjen e mërzitshme “ende nuk ka ardhur koha për bashkëpunim më të ngushtë midis medieve të etnive të ndryshme. Koha për këtë ka ardhur moti, por gazetarët duhet të veprojnë më me guxim. Duke kontaktuar dhe duke u njohur më mirë mund t’i flakim shumë paragjykime dhe pengesa të ndryshme”.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...