Kelmendi interesohet te Sfidat e Mijëvjeçarit në Kosovë për projektet e tyre

9 Nëntor 2016 - 16:23      

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, u takua me përfaqësuesit e Zyrës për Sfidat e Mijëvjeçarit në Kosovë.

Gjatë takimit me ekonomistin kryesor të saj, Alban Zogaj, sipas komunikatës qeveritare, Kelmendi u interesua për punën dhe angazhimet e kësaj zyre në fushat e mundshme prej nga pritet të dorëzohen projektet në MCC, siç mund të jenë energjia, sundimi i ligjit, mjedisi dhe fushat tjera, transmeton Koha.net.

Gjatë takimit u bisedua edhe për programet në të cilat Kosova mund të kualifikohet dhe të cilat do të kenë impakte të rëndësishme për zhvillimin e vendit.

Zëvendëskryeministri Kelmendi shprehu gatishmërinë e tij për të ofruar përkrahjen duke theksua se Kosova po hyn në një fazë të zhvillimit në të cilën ka nevojë për përkrahje sa më të madhe për avancimin e sektorëve të ndryshëm.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...