Mustafa pranoi Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën

9 Nëntor 2016 - 15:44      

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka pranuar sot Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën nga shefja e Zyrës së BE-së, njëherësh përfaqësuese speciale e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Mustafa dhe Apostolova, sipas komunikatës nga Qeveria, biseduan në përgjithësi për përmbajtjen e Raportit si dhe hapat e mëtejmë në avancimin e proceseve në Kosovë, transmeton Koha.net.

Gjatë takimit, po ashtu, u theksua përkushtimi për vazhdimin e bashkëpunimit në arritjen e synimeve të përbashkëta në rrugën eurointegruese të Kosovës.

Kryeministri i vendit shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për vazhdim e reformave të gjithanshme, zhvillim ekonomik, fuqizim të shtetit të së drejtës dhe luftimin e dukurive negative.

E sot në gazetën Koha Ditore mund ta lexoni Raportin e Progresit me titullin “BE-ja, me shqetësime serioze për Kosovën”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...