KMDLNJ: Gjendja psiko-fizike e Atdhe Arifit është e mirë

9 Nëntor 2016 - 15:36      

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut të martën ka vizituar të paraburgosurin Atdhe Arifi i cili është në paraburgim në burgun e Lipjanit.

“Monitoruesit biseduan edhe me Atdheun dhe na pohoi se ai është në gjendje të mirë psiko – fizike dhe se sjellja e stafit nuk ndryshon nga shokët e tjerë, qoftë nga ata të dhomës apo të tjerët. Monitoruesit gjithashtu, takuan edhe psikologen e Qendrës dhe pohoi se Arifi është në gjendje stabile, është mirë dhe se nuk ka hapësirë për shqetësim”, thuhet në një njoftim për media të KMDLJN-së.

Me këtë rast KMDLNj i ka rekomanduar drejtorit të Qendrës që të rrallohen vizitat tek Atdheu dhe se ky të trajtohet si rast i ndarë nga ai Dehari.

“KMDLNj gjithashtu rekomandon që i paraburgosuri Arifi të trajtohet si të gjithë të tjerët pa pasur nevojë të merret në pyetje për rastin në fjalë sikur që kërkesa e Këshillit për rritjen e sigurisë në burgjet e Kosovës nuk nënkupton që të zbatohet vetëm për raste të caktuara por për të gjithë personat e privuar nga liria”, thuhet në komunikatë.

KMDLNj ka vizituar edhe Egzon Halitin aktivist i Vetëvendosjes në qendrën e paraburgimit në Pejë.

“I paraburgosuri E.H. ka deklaruar se konsideron se është i burgosur politik prandaj refuzon të jap çfarëdo informate lidhur me sjelljen e zyrtarëve të qendrës së paraburgimit duke konsideruar se sjellja e tyre është diçka sekondare në raport me burgosjen e tij politike. KMDLNj ka kontaktuar ekipin mjekësor të qendrës së paraburgimit në Pejë të cilët kanë deklaruar se E.H. është pranuar me parametra vitale normale dhe se ka vizita sistematike shëndetësore. Gjithashtu , i paraburgosuri pasi është ankuar për dhimbje shpine , ka marrë terapi përkatëse pas së cilës nuk ka pasur probleme”, thuhet në komunikatë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...