Misioni i FMN-së po qëndron në Kosovë, me Hotin flasin për pensionet e veteranëve

9 Nëntor 2016 - 15:31      

Në vazhdën e vizitave të rregullta të Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë sot njw delegacion i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, i kryesuar nga Jacques Miniane, erdhi në Kosovë.

Ministri Avdullah Hoti, sipas komunikatës zyrtare, i informoi përfaqësuesit e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për zhvillimet ekonomike, për performancën e të hyrave buxhetore gjatë vitit 2016, në veçanti ato tatimore që janë duke performuar shumë mirë, si dhe për shpenzimet buxhetore të cilat janë në linjë me planifikimet.

Ai gjithashtu i njoftoi përfaqësuesit e Misionit të FMN-së për Buxhetin e vitit 2017 që është paraparë të jetë në vlerën 2 miliardë euro, i cili tashmë është miratuar në Qeveri dhe është proceduar në Kuvend për aprovim.

Ndërsa, shefi i Misionit për Kosovë Jacques Miniane e vlerësoi lart përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për përmbushjen dhe ecuritë pozitive të programit me FMN-në.

Të dy palët u pajtuan për të vazhduar me bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, si dhe implementimin me sukses të Programit Stand-By. Ndër temat e tjera, gjatë kësaj vizite një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet çështjes së skemës së veteranëve të luftës dhe nevojës për gjetjen e një zgjidhje afatgjate të kësaj çështje.

Ekipi i FMN-së do të qëndroj në Kosovë deri më 18 nëntor, ku përveç takimeve me Ministrinë e Financave do të kenë takime edhe me përfaqësuesit e institucioneve tjera në Kosovë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...