Forumi Ekonomik i Grave bëhet pjesë e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik

9 Nëntor 2016 - 15:17      

Në mbledhjen e 115-të të Qeverisë së Kosovës të mbajtur sot, me propozim të Ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, Forumi Ekonomik i Grave është bërë anëtarë me të drejta të plota në Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik.

Forumi Ekonomik i Gruas është i përbërë nga organizata që angazhohen në fuqizimin e pjesëmarrjes dhe kontributit të gruas në ekonomi, transmeton Koha.net.

Këto organizata janë: Dera e Hapur; Rrjeti i Grave të Kosovës; “Gratë për Gratë; Gratë në Biznes; SHE-Era; Rrjeti i Multietnik i Grave Ndërmarrëse; OJQ Liria; Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës (G7); Rrjeti i Organizatave të Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase të Kosovës (Rrograek) dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore.

Pjesëmarrja e Forumit Ekonomik të Grave në Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik do të mundësojë përfaqësimin e drejtë të interesit të grave dhe do të thellojë më tej dialogun me institucionet shtetërore në funksion të avancimit të të drejtave të barabarta gjinore dhe zhvillimit ekonomik të vendit tonë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...