Foto: Koha

Apostolova: Vizat pasi të kryeni punë me demarkacionin dhe korrupsionin

9 Nëntor 2016 - 14:44      

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliy Apostolova, pas publikimit të Raportit të Progresit për Kosovën, tha se Kosova ka edhe dy obligime kryesore për të arritur tek çështja finale e liberalizimit të vizave.

Çështja e demarkacionit dhe luftimi i korrupsionit janë dy çështjet që po i mbajnë pezull kosovarët nga lëvizja e lirë në Evropë. Të dy pikat, sipas Raportit, del se nuk u plotësuan ashtu siç pritej.

“Kosova ka arritur progres të mirë në luftimin e korrupsionit dhe ka përmirësuar luftën ndaj saj, që është parakusht për liberalizimin e vizave. Por kjo nuk do të thotë që Kosova do të futet automatikisht në listën e zonës Shengen, ngase duhet përfunduar edhe çështja e demarkacionit me Malin e Zi”, ka thënë Apostolova. Ajo tutje tha se Bashkimi Evropian nuk po e bënë këtë që t’i ndëshkojë kosovarët, por janë kushtet ato të cilat duhet të plotësohen.

“Nuk ka asgjë që po e diskriminon Kosovën nga vendet tjera të rajonit. Kosova është pajtuar me atë udhërrëfyes, pra varet nga politikanët”, ka thënë Apostolova.

Numri një i BE-së në Kosovë ka përmendur përkushtimin e evropianëve në raport me Kosovën, duke kujtuar shumat e mëdha buxhetore të dhëna për Kosovën, me çka paralajmëroi se edhe buxheti dhe ndihma do të zvogëlohen në vazhdimësi.

Apostolova tha se Kuvendi duhet të kthehet në normalitet, dhe duke përmendur Raportin tregoi se aty thuhet që në Kuvend duhet të kthehet debati politikë mes pozitës dhe opozitës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...