Foto: Koha

KEK-u e KEDS shtyhen rreth fajit pse s’ka rrymë

9 Nëntor 2016 - 14:42      

KEK-u nuk ka përgjegjësi për reduktimet aktuale në furnizimin me energji. Kështu thuhet në një kumtesë për medie të kësaj kompanie, pas njoftimit të KEDS/KESCO se në funksion janë vetëm dy blloqe të termocentraleve “Kosova” dhe për pasojë ka vështirësi në furnizimin e vendit me energji, transmeton Koha.net.

Në kumtesën e KEK-ut thuhet:

KEK-u ndien obligim që të njoftoj gjithë qytetarët se nuk ka asnjë përgjegjësi për reduktimet aktuale edhe përkundër asaj që ka deklaruar furnizuesi publik, KESCO.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) është duke prodhuar sipas planit, duke respektuar procedurat operuese dhe obligimet kontraktuale ndaj KEDS/KESCO me përpikëri.

Sipas bilancit energjetik për vitin 2016 në këtë kohë KEK ka paraparë të operojë me gjithsej 3 njësi gjeneruese, 2 njësi të TC Kosova A dhe 1 njësi të TC Kosova B. Gjatë ditës së sotme, për shkak të problemeve teknike, jemi detyruar të ndalim njësinë A4 dhe si rezultat i asaj KEK ka arritur të sigurojë energji elektrike nga Korporata Energjetike e Shqipërisë (KESH) në sasi prej 300 MW/h, sasi e cila i tejkalon planifikimet e parapara sipas bilancit energjetik të aprovuar.

Fillimisht KEK i ka ofruar në dispozicion KESCO-së energji elektrike të huazuar nga KESH Sh.a. deri në 300 MW/h, por KESCO ka refuzuar të pranojë më tepër se 120 MW/h.

Për më tepër, gjithashtu e informojmë opinionin se njësia A3 është duke prodhuar sipas planifikimit të paraparë dhe nuk ka asnjë problem teknik siç është dezinformuar në deklaratat e dërguara nga furnizuesi publik, me këtë rast kërkojmë nga të gjitha palët që obligimet e veta ndaj konsumatorëve ti përmbushin në bazë të licencave të marra.

Për të qenë transparentë ndaj të gjitha palëve, vlen të theksohet se furnizimi i konsumatorëve me energji elektrike është përgjegjësi ekskluzive e furnizuesit publik, përkatësisht KESCO-së, përgjegjësi kjo e ngarkuar me ligjin për energji elektrike. Prandaj, për informimin e juaj KEK është përgjegjës vetëm për prodhim të energjisë elektrike dhe jo për reduktime apo furnizim të konsumatorëve.

Në këtë drejtim, KEK është i shqetësuar me këto komunikata të furnizuesit publik, të cilat tash e sa kohë përmes dezinformatave përgjegjësitë e veta i bart tek prodhuesi. Me këtë rast i bëjmë thirrje edhe Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) që të ndërhyjë që rastet e njëjta mos të përsëriten dhe palët të përmbahen në deklaratat e tyre konform licencave të lëshuara nga ZRRE. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...