
9 Nëntor 2016 - 14:40
Në konferencën për media të prezantuara nga Komisioneri për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hahn u tha se Kosova ka bërë disa përparime, por kjo nuk do të thotë se liberalizimi i vizave duhet të bëhet menjëherë. Duhet plotësuar kushtet në tërësi, përfshirë edhe çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, për të vazhduar pastaj më tej.
Raporti në disa pika të saj në prezantim të përparimeve në Kosovë, thotë:
Polarizimi mes Qeverisë dhe opozitës ka vazhduar. Funksionimi normal parlamentar është penguar përgjatë një pjese të periudhës kohore të përfshirë në këtë Raport duke përfshirë përdorimin e mjeteve të dhunës nga ana e anëtarëve të opozitës. Të gjitha partitë politike duhet të tregojnë përgjegjësi dhe të ri-angazhohen për një dialog konstruktiv, me Kuvendin si forum kryesor për debat politik. Kthimi i anëtareve të opozitës në Kuvend është një hap i mirëpritur.
Institucionet e Kosovës kanë përmbyllur obligimet e mbetura për themelimin e Dhomave të Posaçme dhe Zyrës së Prokurorisë së Posaçme për të hetuar dyshimet për krimet ndërkombëtare të kryera gjatë dhe pas konfliktit të vitit 1999. Procedurat me Holandën si vend nikoqir janë përmbyllur. Ndërkohë nga qershori mandate i EULEX është zgjatur deri në qershor të vitit 2018.
Kuvendi ka kompletuar shumicën e emërimeve të diskutueshme nëpër institucionet e pavarura dhe në agjenci. Megjithatë emërimet ishin shpesh objekt i ndikimit politik. Kjo e dëmton funksionimin e pavarur dhe menaxhimin efikas të këtyre organeve. Kërkohet përpjekje më e madhe për tu siguruar që emërimet të bëhen mbi bazën e meritave.
Sistemi gjyqësor i Kosovës është në një fazë të hershme…Kosova ka vazhduar të rrisë normën e saj të pastrimit të rasteve. Megjithatë, administrimi i drejtësisë është I ngadalshëm dhe joefikas, dhe ka llogaridhënie të pamjaftueshme të zyrtarëve gjyqësorë. Gjyqësori ende është i dobët për te larguar ndikim politik dhe institucionet e sundimit të ligjit vuajnë nga mungesa e fundeve dhe burimeve njerëzore.
Korrupsioni- Kosova ka forcuar kapacitetet e saj institucionale për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, me krijim e një ekipi multudisiplinor hetimor, krijimin e një mekanizmi përcjellës për rastet e nivelit të lartë të korrupsionit dhe rastet e krimit të organizuar, si dhe forcimin e departamentit për krime të rënda në gjykatat themelore. Kjo ka çuar në rritjen e numrit të rasteve të nivelit të lartë që hetohen dhe ndiqen penalisht. Megjithatë, korrupsioni mbetet i përhapur në shumë fusha dhe vazhdon të jetë një problem shumë serioz. Është i domosdoshëm një vullnet i fortë diplomatik për ta trajtuar këtë në mënyrë gjithëpërfshirëse.
Kosova është në një fazë të hershme në luftën kundër krimit të organizuar. Numri i hetimeve dhe dënimeve përfundimtare mbetet i ulët. Kosova ka vazhduar përpjekjet e saj për të luftuar terrorizmin, por ende përballet me sfidat në këtë fushë,
Është arritur pak progres në fushën e të drejtave të njeriut, me disa hapa të ndërmarrë në zbatimin e pakos së ligjeve për të drejtat e njeriut dhe deklarimeve për përkrahjen e të drejtave të personave LGBTI.
Megjithatë, zbatimi vazhdon të pengohet për shkak të mungesës së burimeve dhe përkushtimit politik, në veçanti në nivel lokal.
Kosova ka një nivel të përgatitjes në fushën e lirisë së shprehjes. Ka pasur zhvillime shqetësuese gjatë periudhës raportuese, duke përfshirë një numër të kërcënimeve kundër gazetarëve. Kuvendi ka treguar përkushtim të kufizuar në gjetjen e një zgjidhje për financim të qëndrueshëm të transmetuesit publik, duke e lënë atë të pambrojtur ndaj presioneve politike.
Ekonomia- Kosova është në një fazë të hershme në zhvillimit e një ekonomie funksionale të tregut.
Kosova është në një fazë të hershme të përafrimit me standardet evropiane. Përafrimi ka vazhduar në disa fusha, por zbatimi është i dobët. Është bërë pak progres në fushën e prokurimit publik dhe konkurrencës. Është bërë progres i mirë në fushën e doganave, posaçërisht në luftën kundër korrupsionit, në mbledhjen e të hyrave dhe në uljen e kostos administrative për eksport, por Kosova duhet të rrisë luftën kundër ekonomisë informale dhe evazionit fiskal. Sektori i energjisë vazhdon të përballet me problem, me mungesë përparimi sa i përket mbylljes së termocentralit Kosova A apo renovimit të Kosovës B, dhe shumë pak progres të bërë në energjinë e ripërtërishme.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...