Foto: Koha

Thaçi kërkon nga BE të jetë e qartë me Kosovën

9 Nëntor 2016 - 14:20      

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ka gjetur arsyet pse Raporti i Progresit për Kosovën fokusohet në ngecjet dhe kritikat dhe me këtë vështrim përmend “paaftësinë dhe jounitetin e BE-së për t’ia ofruar Kosovës perspektivën e sigurt të anëtarësimit”, transmeton Koha.net.

Në postimin e tij presidenti Thaçi shkruan:

Raporti i Komisionit Europian për këtë vit përmban vlerësime pozitive për punën e institucioneve të Republikës së Kosovës. Me të drejtë theksohet rëndësia e avancimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe BE-së, me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Por, siç ishte pritur, fokusi i raportit edhe këtë radhë është tek ngecjet dhe kritikat e ndryshme. Gjersa në njërën anë këto ngecje mund të jenë reflektim i gjendjes në vendin tonë, në anën tjetër ato qëllimshëm theksohen tejmase për të justifikuar paaftësinë dhe jounitetin e BE-së për t’ia ofruar Kosovës perspektivën e sigurt të anëtarësimit.

Kosova përballet me shumë sfida që kërkojnë punë serioze për tejkalimin e tyre. Por, ne nuk do të pranojmë që qytetarët tanë të trajtohen në mënyrë të pabarabartë. Fatkeqësisht, BE-ja në mungesë të unitetit përbrenda ka dështuar dhe po vazhdon të dështojë të trajtojë Kosovën në mënyrë të barabartë me shtetet e tjera që aspirojnë anëtarësimin në BE. Si pasojë e kësaj qasje, Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm i izoluar në Ballkanin Perëndimor dhe perspektiva e anëtarësimit në BE mbetet tepër e paqartë.

Përkundër këtij fakti të hidhur, qytetarët e Kosovës nuk kanë asnjë dilemë sa i përket jetësimit të vizionit tonë për anëtarësim në BE. Ne jemi të qartë dhe nuk heqim dorë. Por, tani është koha që edhe BE-ja të jetë e qartë me Kosovën, - thuhet në postimin e presidentit Thaçi.

Sot Kosovës iu dorëzua Raporti i Progresit për vitin 2016.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...