9 Nëntor 2016 - 14:02
Pasi e uroi shefin e ri të OSBE-së Jan Braathu për detyrën e re në Kosovë, ministri Shala i premtoi atij bashkëpunim, duke theksuar se bashkëpunimi me OSBE-në është tejet i rëndësishëm, sidomos në çështje që lidhen me dialogun me Kishën Ortodokse dhe komunitetin serb në Kosovë.
Po ashtu, Shala dhe Braathu, biseduan edhe për rëndësinë që ka Komisioni për monitorim dhe zbatim në zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me trashëgiminë kulturore të Kishës Ortodokse në Kosovë, dhe u shprehën se ky mekanizëm është tejet i rëndësishme për të gjetur zgjidhje nëpërmjet dialogut për të gjitha çështjet e hapura.
Shefi i OSBE-së në Kosovë, Braathu e falënderoi ministrin Shala për pritjen dhe u shpreh se OSBE-ja është në Kosovë që të punojë me institucionet e saj për të gjetur zgjidhje praktike për çështjet e dialogut. Ai më tej u shpreh se OSBE-ja është e përkushtuar që vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me MKRS-në, veçmas në çështje që lidhen me kulturën, trashëgiminë kulturore dhe dialogun me komunitetin serb.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...