KE i jep Shqipërisë një rekomandim të kushtëzuar për hapjen e negociatave

9 Nëntor 2016 - 13:38      

Tiranë, 9 nëntor – Komisioni Europian publikoi të mërkurën në Bruksel, Progres Raportin për Shqipërinë, për vitin 2016.

Gjatë prezantimit të këtij dokumenti, komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn tha se Shqipëria ka vazhduar të bëjë progres të qëndrueshëm për të përmbushur 5 prioritetet kyçe, duke veçuar miratimin në korrik të reformës në drejtësi.

Hahn deklaroi se KE i jep Shqipërisë një rekomandim të kushtëzuar për hapjen e negociatave, ndërsa sqaroi se vendi duhet të bëjë hapa konkrete në terren përsa i takon zbatimit të Vettingut, gjë që është thelbësore.

Komisioneri vlerësoi arritjet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe kërkoi intensifikimin e përpjekjeve në këtë drejtim. Gjithashtu, Hahn nënvizoi nevojën e thellimit të luftës kundër drogës.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...