Kaskada e Drinit nën kontroll

9 Nëntor 2016 - 13:36      

Tiranë, 9 nëntor - Sekretariati Teknik i Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave në HEC-et e Kaskadës së lumit Drin, pas mbledhjes që zhvilloi sot në mesditë, vendosi që agregatët disponibël të HEC Fierzë të ngarkohen maksimalisht.

Ndërkaq, shfrytëzimi i HEC-it të Komanit duhet të administrohet duke synuar mbajtjen e nivelit të liqenit të Komanit në kuotën 171.00 m.

Shkarkimet totale në HEC-in e Vaut të Dejës nuk duhet të kalojnë vlerat e prurjeve natyrale në Kaskadën e lumit Drin.

Sekretariati udhëzoi që deri në përmirësimin e situatës sinoptike, prurjet aktuale të shfrytëzohen maksimalisht për prodhim energjie nëpërmjet shfrytëzimit maksimal të kapaciteteve gjeneruese disponibël.

Kuotat e liqeneve vazhdojnë të mbahen brenda nivelit të lejuar të shfrytëzimit normal për periudhën. Personeli hidroteknik i KESH po monitoron dinamikën hidrike të shtratit të lumit Drin dhe Bunë (rrjedhjen dhe kuotat e ujit) deri në zonën e Dajçit dhe nuk vëren zhvillime të reja apo problematikë. Prodhimi ditor i 3 HEC-eve të Kaskadës është 13,000 MWh ndërsa rezerva energjitike e vendit shkon në 1160 GWh.

OST, bën të ditur se, deri tani nuk ka pasur probleme shqetësuese në rrjetin e transmetimit, përjashtuar disa stakime tranzitore të linjave 110 kV, të cilat nuk kanë sjellë ndërprerje të furnizimit me energji të konsumatorëve të lidhur në rrjetin e transmetimit.

Sa i përket nivelit të ujërave në objektet, nënstacionet e OST-së nuk ka pasur probleme. I gjithë personeli i OST-së është në gatishmëri duke monitoruar situatën nga afër, për të ndërhyrë në çdo rast të nevojshëm për riparimet e defekteve që mund të shfaqen, citon njoftimi zyrtar nga Shtabi Qendror. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...