Ambasada gjermane dhe franceze përkujtojnë armëpushimin e para 98 vjetëve

9 Nëntor 2016 - 13:07      

Ambasada gjermane dhe Ambasada franceze në Prishtinë, përmes një komunikate njoftojnë se më 11 nëntor, të premten, bashkërisht do të shënojnë armëpushimin e nënshkruar para 98 vjetësh, duke i dhënë kështu fund Luftës së Parë Botërore. Ato njëherësh përkujtojnë viktimat e kësaj lufte.

Nënshkrimi i armëpushimit në Compiègne, më 11 nëntor 1918, i dha fund luftimeve të Luftës së Parë Botërore, rikujtohet në komunikatën që paralajmëron manifestimin e përbashkët përkujtimor të Ambasadës gjermane dhe franceze në Prishtinë

Me rastin e përvjetorit të 98-të të armëpushimit, Ambasada gjermane dhe Ambasada franceze brenda një organizimi të përbashkët do t’i përkujtojnë viktimat dhe përfundimin e Luftës së Parë Botërore.

Me këtë rast, më 11 nëntor 2016, në orën 11:45, në varrezat ortodokse në afërsi të Shtabit Qendror të KFOR-it, kampin “Film City”, në Prishtinë organizohet një ngjarje përkujtimore.

Përkujtimi i përbashkët është shprehje e miqësisë gjermano-franceze dhe një simbol për mundësinë e pajtimit, thuhet në komunikatë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...