
9 Nëntor 2016 - 12:25
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka folur për implementimin e Marrëveshjes së MSA-së dhe kriteret që duhet të zbatohen nga Kosova në vijën e reformave të kërkuara nga BE-ja.
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha se agjenda e reformës evropiane ka rëndësi të madhe për Kosovën. Sipas tij, zbatimi i MSA-së është një paraprirje për anëtarësimin e Kosovës në BE.
Në mbledhjen e Qeverisë sot është aprovuar edhe kërkesa e KQZ-së për ndarjen e mjeteve buxhetore për mbulimin e shpenzimeve për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme, që do të mbahen më 4 dhjetor në Drenas.
Shuma e mjeteve të ndara për këto zgjedhje janë 221 mijë euro, edhe pse me kërkesë të KQZ-së ishin kërkuar 338 mijë euro, të parapara edhe për balotazh nëse është e nevojshme.
Qeveria miratoi edhe një varg propozim-vendimesh për shpronësime.
Kryeministri Isa Mustafa dhe ministrat Avdullah Hoti, Blerand Stavileci dhe Hykmete Bajrami, kanë njoftuar në mbledhje të Qeverisë për Forumin ekonomik që është mbajtur në Londër, të cilët vlerësuan se ka pasur një interesim të madh të bizneseve angleze prej 200 kompanive për shumë sektorë në Kosovë, që të vijnë të investojnë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...