Foto: Koha

Veseli: Kosova ka vetëm një perspektivë, BE-në

9 Nëntor 2016 - 12:21      

Shefja e BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, ia ka dorëzuar sot kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, Raportin e Progresit.

Me këtë rast, kryeparlamentari Veseli tha se vendi ynë ka vetëm një perspektiv, BE-në, - transmeton KTV.

Progresi është vlerësuar, ka shtuar ai, duke marrë Raportin e Progresit.

“Edhe pengesat na janë cekur dhe ne do t’i përmirësojmë. Shumë shpejt për qytetarët tanë do ta kemi liberalizimin e vizave”, ka shfrytëzuar rastin të thotë kryeparalamentari.

“Ajo çka shpresojmë është që përmes këtij raporti shumë shpejtë do të kemi liberalizim të vizave”, është shprehur Veseli.

“Çdo vërejtje ne e kuptojmë dhe do ta marrim seriozisht”, ka thënë Veseli pas marrjes së raportit të progresit për 2016 nga shefja e BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se do ta analizojnë raportin e më pas do të deklarohen për gjetjet, progresin dhe regresin e Kosovës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...