Punojnë vetëm dy blloqe të TC, vështirësohet furnizimi me energji

9 Nëntor 2016 - 11:39      

KEDS/KESCO njofton se është vështirësuar furnizimi me energji elektrike. Kjo ka ndodhur si pasojë e devijimit nga prodhimi. Në funksion janë vetëm dy blloqe nga pesë, sa mund të prodhojnë, një i TC Kosova B dhe një i TC Kosova A.

Këto nuk mjaftojnë për furnizim stabil me energji elektrike. Për më tepër, ka gjasa që edhe blloku i TC Kosova A, që është në prodhim, përkatësisht A3, të ndalet edhe ai për shkak të problemeve eksterne në termocentral. Por, KEK ka siguruar 120 megavatë/orë shtesë nga KESH, që do të jenë në dispozicion nga ora 12:00.

Aktualisht KEDS/KESCO është duke importuar mbi 200 megavatë/orë energji elektrike, por kjo sasi nuk mjafton.

Ekipet e KEDS/KESCO-os kanë nisur menjëherë negociatat për import shtesë, por në bazë të rregullave ndërkombëtare nevojiten së paku 4 orë derisa të fillojë liferimi i energjisë nga importi.

Nga mungesa aktuale mund të ketë reduktime minimale, të cilat pritet të tejkalohen pas orës 13:00.

KEDS/KESCO kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve për këtë situatë të krijuar, edhepse ka ardhur nga jostabiliteti në prodhim, që nuk është nën kompetencë të tij.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...