Jahjaga e pret me padurim “fitoren” e Hillary Clintonit

9 Nëntor 2016 - 00:21      

Ish-presidentja Arifete Jahjaga nuk fsheh preferencat e saj për Hillary Clintonin, ku sipas saj, qytetarët e Amerikës sot nuk votojnë vetëm për presidentin e tyre, por ata po votojnë edhe për liderin e botës së lirë.

“Unë besoj që sonte gjithsecili qytetar i Kosovës e përkrah atë. Ne mezi po presim që zonja Hillary Clinton të zgjidhet presidente e SHBA-ve. Ju e dini shumë mirë çfarë ka bërë familja Clinton për qytetarët dhe popullin e Kosovës, në secilën periudhë që ne kemi kaluar si shtet”, tha Jahjaga për KosovaPress.

Ajo theksoi se vet sekretarja Clinton ka qenë mike e fuqishme e popullit të Kosovës, e shtetit të Kosovës në secilën etapë që kemi kaluar.

“Ne si popull i Kosovës jemi shembulli i gjallë i një populli, i një shoqërie që kemi përjetuar torturën, terrorin, dhunën që është ushtruar ndaj neve. Dhe jemi shembulli i gjallë se si shoqëritë e tilla mund të qëndrojnë dhe mund të mbështeten lirshëm nga një zonjë siç është sekretarja Clinton. SBHA-të kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë një përkrahës i fuqishëm i Republikës së Kosovës, i popullit të Kosovës në çdo fazë që ne kemi kaluar”, tha ajo.

Sipas Jahgajës, kjo aleancë që kemi ndërtuar këto vite, vetëm se është duke u fuqizuar në mes të dy shteteve tona dhe popujve tanë.

“Por në anën tjetër Kosova ka qenë dhe vazhdon të jetë një aleat i fuqishëm i SHBA-ve. Mos të harrojmë dhe një fakt tjetër që gjithë ajo çfarë po shohim, është duke ndodhur në botë mes luftërave dhe dhunës, mezi po presim zgjedhjen e saj në mënyrë që të rikthehen vlerat në skenën globale. Vlerat për të cilat kjo zonjë ka kontribuar gjatë karrierës dhe jetës së saj”, theksoi ish-presidentja Jahjaga. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...