Foto: Koha / arkiv

Delawie shpreson të vazhdojë të jetë ambasador i SHBA-ve në Prishtinë

8 Nëntor 2016 - 23:52      

Në pritjen e organizuar nga Ambasada e SHBA-ve në Kosovë, me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në SHBA, nuk munguan pyetjet për ambasadorin Greg Delawie.

I pyetur se a do ta lë Kosovën pasi që është “rregull” në Amerikë që kur të ndërrohet presidenti ndërrohen dhe ambasadorët, ai tha se shpreson që kjo nuk do të ndodh.

“Shpresoj se jo. Padyshim të gjithë ambasadorët amerikan i shërbejnë Presidentit. Kështu që presidenti i radhës kushdo që të jetë, ai ose ajo, mund të më zëvendësojë mua me dikë tjetër. Ata që shërbejnë në vendet e huaja, si puna ime, shpesh herë ndërrojmë vend”, tha ai.

Ndërsa i pyetur se kë e mbështet ai nga kandidatët që janë në garë, Delawie tha se nuk i lejohet t’i shpreh preferencat e tij.

“Unë jam një punëtor i Qeverisë dhe nuk jam i lejuat t’i shpreh preferencat e mia për ndonjë parti politike, apo për president të shtetit. Nuk dua të ndikoj tek njerëzit që punojnë për mua, kjo do të ishte kundër ligjit. Nuk dua të ndikohem nga ata për të cilët punoj, kjo do ishte kundër ligjit. Por unë pa dyshim se kam punuar për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ai. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...