BE-ja, me shqetësime serioze për Kosovën

9 Nëntor 2016 - 07:31      

Qytetarët e Kosovës nuk do të befasohen me gjetjet e Raportit të Progresit për këtë vit, që të mërkurën në Bruksel e miraton Komisioni Evropian, sepse edhe vetë janë dëshmitarë të gjendjes, e cila përshkruhet në këtë raport. Ai sheh kryesisht “pak progres” dhe “faza të hershme” në përballjen me sfidat që tash e sa vjet i përmend në raporte të tilla, shkruan sot Koha Ditore.

Dhe, siç shihet qartë në tekstin e raportit, mungesa e suksesit dhe e progresit shpesh janë edhe rezultat i mungesës së vullnetit politik dhe aq më tepër për shkak të ndërhyrjeve politike në fushat ku një ndërhyrje e tillë është e dëmshme dhe e panevojshme.

Pakoja e zgjerimit dhe raportet e progresit për këtë vit nuk shohin shumë përparim as te shtetet tjera të rajonit, ndërsa lajmi më konkret nga kjo paketë pritet që të jetë dhënia e rekomandimit për nisjen e negociatave me Shqipërinë, por rekomandim i cili do të përcillet edhe me kushtëzime.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...