Foto: Koha

Delawie: Do t’i festoj vlerat tona demokratike të përbashkëta

8 Nëntor 2016 - 22:50      

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, në pritjen e organizuar nga Ambasada me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në SHBA, Greg Delawie ka thënë se kjo është dita më e rëndësishme për Amerikën.

“Pa dyshim sonte nuk mund ta dimë se kush do të bëhet presidenti i ardhshëm i Amerikës, kjo do të bëhet e ditur në orët e para të mëngjesit. Por, më besoni, unë do të jem zgjuar dhe duke pritur. Sonte nuk është aq e rëndësishme se kush do të fitojë, aq sa është i rëndësishëm procesi zgjedhor. Unë do t’i festoj vlerat tona demokratike të përbashkëta”, tha ambasadori Delawie.

Ai shtoi se sonte do të jetë një natë e gjatë zgjedhore.

“Edhe ju që nuk do të votoni, do të keni mundësi të ngrini zërin tuaj, në atë se kush do ta zëvendësojë Presidentin Obama në krye të shtetit. Rezultatet e para do të dalin sonte rreth orës 11:30. Gjithashtu do të keni mundësi të shihni se si ecën ky proces, përfshirë enigmën e Kolegjit elektoral”, tha Greg Delawie. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...