Beogradi nuk do leksione të shqiptarëve për serbët e Kosovës

8 Nëntor 2016 - 22:45      

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq ka thënë sot se askush nuk ka të drejtë të mbajë leksione se a duhet të kthehen dhe kur duhet të kthehen përfaqësuesit e serbëve në institucionet e Kosovës pasi që Ligji i Trepçës u miratua pa pëlqimin e tyre, transmeton Koha.net.

“Pasi po shoh se ka shumë politikanë në Prishtinë që do të donin t’i mësonin përfaqësuesit e serbëve të Kosovës dhe t’iu sqarojnë atyre se ç’qëndrim të marrin, ne nuk do t’i mësojmë pasi ata janë zgjedhur nga qytetarët që të vlerësojnë se cili është interesi serb”, citon b92 të ketë thënë Marko Gjuriq.

Ai ka shtuar se askush në Kosovë nuk duhet që në emër të serbëve të vlerësojë cili është interesi i tyre.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...