Ahmeti: Drejtësinë për Astrit Deharin duhet ta kërkojmë të gjithë

8 Nëntor 2016 - 22:16      

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se drejtësinë për Astrit Deharin duhet ta kërkojmë të gjithë, çdo ditë dhe në çdo forum.

Ai këtë thirrje e bëri në një shkrim të publikuar në Facebook, pas varrimit të Astrit Deharit, ku siç shkruan Ahmeti familja është ngushëlluar nga prezenca dhe mbështetja e bashkëqytetarëve të shumë.

Ahmeti ka shkruar:

Qindra qytetarë në marshin për Astritin, homazhet te teatri e posaçërisht në varrimin e tij sot. Shumica me lot në sy. Familja e ngushëlluar nga prezenca dhe mbështetja e bashkëqytetarëve. Shokët e shoqet e dërmuara por krenarë që e patën mik. Aktivistët në kujtesë të veprave të mira të Astritit. I tillë ishte, i qëndrueshëm, punëtor, solidar e mbi të gjitha i mirë. Vetëmohues. Drejtësinë për të duhet ta kërkojmë të gjithë, çdo ditë dhe në çdo forum. Për shkak të drejtësisë, për shkak te Astritit, për shkak te familjes, për shkak te shokëve e shoqeve aktiviste, për shkak të Kosovës e për shkak te kombit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...